BLENDI PETROL
Aktuale

Gjysma e çimentos së importuar është jocilësore

Gjysma e çimentos së importuar në vend nuk i plotëson standardet e cilësisë. Këtë e tregon hulumtimi që është bërë me kërkesë të disa kompanive ndërtimore në vend. Sipas analizës, gjatë ekspansionit ndërtimorë në Maqedoni para disa viteve, janë importuar sasi të larta të çimentos jocilësore. Në vend, njëkohësisht është importuar edhe armaturë e cila nuk i ka poseduar veçoritë e nevojshme sipas standardeve tona. Më pas, produktet menjëherë janë larguar nga përdorimi, por tashmë dëmi është bërë. Një pjesë e tyre janë përdorur për ndërtim.

“Nëse armatura nuk bën, patjetër të largohet. Rrjetat e importuara nga Kosova gjatë kontrollit, të supozojmë nëse rrjeti Ku-181 duhet të formohet nga rrjet me trashësi prej 6 milimetra, ato kanë qenë me trashësi prej 5.2 gjegjësisht 5.3 milimetra, nuk ka tolerancë. Ndërsa e dimë se në përgjithësi shkollat fillore ndërtohen me rrjeta armature”, tha Andrea Serafimovski, Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Ndryshe, sipas Ligjit të ri për materiale ndërtimore, kompanitë që nuk do t’i aplikojnë risitë në pjesën e standardeve, nga viti i ardhshëm nuk do të mund të marrin pjesë në tender ndërsa ato që do të përdorin material jocilësor ndërtimor, do të ballafaqohen me dënime.

“Do të thotë, duhet të kenë certifikatë për kontroll të produkteve në fabrikë dhe deklaratë për veçoritë deri në datë të caktuar, patjetër të bëhet kjo nëse duan të jenë pjesë e proceseve të reja në vend”, u shpreh Andrea Serafimovski, Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Ligji për materiale ndërtimore është miratuar në vitin 2015-të, në rrjedhë e sipër janë ndryshimet, por zbatimi i tij në përgjithësi bëhet shumë ngadalë. Të dhënat zyrtare statistikore tregojnë se Maqedonia vitin e kaluar ka importuar çimento në vlerë prej 16 milionë euro, ku prin çimentoja nga Shqipëria prej 8.5 milionë euro ndërsa importi është zhvilluar edhe nga Bullgaria, Greqia dhe Turqia. Ndërsa armatura të shpeshtën importohet nga Greqia, Bosnja dhe Bullgaria.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button