“300 lule në qendër të qytetit të Strugës”

Të shtunën, ora 10:30, të rinjtë e Kryqit të Kuq nga Struga në bashkëpunim me Komunën e Strugës dhe NP Komunale Strugë do të mbjellin 300 lule në qendër të qytetit.
Aktiviteti është pjesë e një projekti të zbatuar nga Kryqi i Kuq në Strugë, “Promovimi i vlerave humane” kurse të rinjtë së bashku me Komunën e Strugës dhe NP “Komunalne” me ardhjen e pranverës do të kontribuojnë për një qytet më të bukur.
“Komuna e Strugës i mbështet aktivitetet e tilla dhe gjithmonë përpiqet tju del në krah të gjithë qytetarëve, ta bëjë qytetin një vend më të bukur për të jetuar, kurse të rinjtë të shohin të ardhmen e tyre dhe të investojnë në dijeni dhe aftësi në vendlindjen e tyre” thuhet në njoftimin e Komunës së Strugës. StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...