Arrestohet një polic, ja çfarë ka bërë!

Sektori për punë të brendshme Shtip deri tek Prokuroria Themelore Publike ka ngritur kallëzim penal kundër 57-vjerçarit L.B nga Shtipi, i punësuar në MPB, nën dyshimin se ka kërkuar mito.
Më 23 mars të këtij viti, i denoncuari një shtetasi të huaj i ka kërkuar 300 euro që të mos e paraqes për vepër penale që e ka bërë, e për të cilën vepër, Ligji për të huaj parashikon dënim prej 540 deri 1600 euro.
Parat i ka marrë më 28 mars në zyrën e tij.
Policit nga ana e Prokurorit Publik i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. /SHENJA/

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...