40-vjeçari humb jetën gjatë garave me makina sportive

Një 40-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në një garë me mjete sportive.

Sipas policisë dy automjetet janë përplasur tek Arena Kartin Albania 3, në fshatin Pjesës, Shijak, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Në fshatin Pjesës, Shijak, tek Arena Kartin Albania 3, gjatë garave me mjete sportive, janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën njëri prej drejtuesve shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Fier.StrugaLajm

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

In : Aktuale

Loading...
loading...