BLENDI PETROL
Aktuale

5 arsye pse do të fshiheni nga evidenca e personave të pa punë

Këto janë 5 arsye pse ju do të fshiheni nga evidenca e personave të pa punë

Një person që nuk do të pranoje edukim-kurs gjatë dy viteve fshihet nga evidenca e të pa punëve, transmeton Almakos.

Për persona të pa punë llogariten të gjithë ato persona që janë të lajmëruar në Agjencinë për punësim që janë pa punë dhe kërkojnë në mënyrë aktive punë, janë të aftë për punë dhe janë të përgatitur që të pranojnë çfarë do punësimi adekuat ose të përshtatshëm që do të afroje Agjencia.

Të gjithë personat që janë të regjistruar nga Agjencioni për punësim si persona të pa punë kanë të drejtën që t`i realizojnë të gjitha të drejtat që i takojnë me ligj personave të pa punë.

Secili qytetar që është i evidentuar si i pa punë është i obliguar që personalisht të paraqitet në Agjencion në çdo 30 ditë dhe të tregoje se në mënyrë aktive ka kërkuar punë në muajin e fundit. Të papunët që nuk do ta plotësojnë këtë obligim në afat prej 30 ditëve, pas skadimit të afatit në planin individual për punësim do të fshihet nga evidenca e personave pa punë.

Në mënyrë shtesë, Agjencioni për Punësim ka të drejtën e fshirjes nga evidenca e qytetarëve që janë dërguar nga Agjencia për tek punëdhënësi dhe nëse ata nuk paraqiten ose refuzojnë marrëdhënie pune, ose edukim, rikualifikim për punësim.

Personat e papunë që nuk i respektojnë obligimet e ndërmarra në planin individual për punë njashtu fshihen nga evidenca.

Personi që nuk do të pranoje edukim dy herë gjatë dy viteve njashtu fshihet nga evidenca e të pa punëve.

Të gjithë personat e pa punësuar të cilët nga ana e organit inspektim nëse takohen duke punuar në kundërshtim me ligjin ose refuzojnë angazhimin e punës, fshihen nga evidenca.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button