60 milionë euro për rrugët e Koçanit

Kanë filluar punët ndëtimore për rikonstruimin dhe asfaltimin e drejtimit rrugor nga Koçani drejt qendrës rekreative turistike Ponikvë të Maleve të Osogëvës, për të cilën shteti ka investuar afër 87 milionë denarë.

Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, i cili bashkë drejtorin e Ndërmarrejs publike për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov dhe krytari i Koçanit, Nikollço Ilijev ka vizituar vendin e ndërtimit, tha se në këtë zonë kanë filluar investime të mëdha në infrastrukturën rrugore.

“Ministri për Transport dhe Lidhje, bashkë me Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore ka investuar 60 milionë euro për rrugë në rajonin e Koçanit. Mes kaheve më të rëndësishme është ndërtimi i rrugës së shpejtë nga Shtipi deri në Koçan, rikonstruimi i qarkores rreth Koçanit, rruga regjionale drejt Ponikvës, ndësa së shpejti do të fillojnë të ndërtohen edhe rrugë tjera lokale”, ka thënë Sugareski.

Rikonstruimi i rrugës, gjatësia e së cilës është rreth 22 kilometra ka filluar nga drejtimi i Ponikvës, ku dëmet kanë qenë më të mëdha.

“Kjo rrugë është ndërtuar para rreth 40 vitesh dhe deri tani nuk ka pasur asnjë intervenim. Sipas dokumentimit teknik, është planifikuar të asfaltohet rruga në gjatësi prej 10.4 kilometra dhe gjerësi prej gjashtë metra. Gjatë fillimit të javës së ardhshme do të fillojë ndërtimi i rrugës rajonale mes fshatrave Tërkanjë dhe Pishicë”, ka thënë drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov.StrugaLajm

Kryetari i komunës së Koçanit, Ilijev ka thënë se rehabilitimi i rrugës, bashkë me zgjerimin e hapësirë së parkingut në Ponikvë do të ndihmojë në realizimin e planeve të komunës për mbarëvajtje dhe zhvillim të turizmit malor.

Ndryshe, ministri Sugareski ka shtuar se gjatë javës se ardhshme pritet të fillojë shpërndarja e 43 banesave për qytetarët e kategorisë së rrezikuar sociale në ndërtesën e re në Koçan.

In : Aktuale

Loading...
loading...