65 mijë euro për kompaninë qe i krypos rrugët e Tetovës, sikur kryposja e gjellës

Kontrata e dytë për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, Tetovë.
Kontrata e parë për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, Tetovë.

Pastrimi i rrugëve pas reshjeve të borës këtë fundjave në Tetovë ka hasur në kritika të shumta, mënyra se si në rrugët e Tetovës shpërndahej kripa u bë virale në rrjet, aq sa e edhe një prej mediumeve në Zvicër kishte shkruar për këtë. Portalb.mk hulumtoi dhe rezulton që për atë kripë, Komuna e Tetovës ka paguar nga taksat e qytetarëve gjithsej 38.305 mijë euro kompaninë “KI-EM” me seli në Shkup ndërsa shpërndarjen e saj me dorë, e ka bë kompania “NB” me seli në Tetovë për gjithsej 64 mijë euro, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse mjetet financiare për mirëmbajtjen e rrugëve në Tetovë ishin të bollshme, kompania e cila është angazhuar për mirëmbajtjen e rrugëve, gjegjësisht edhe hedhjen e kripës, ka vendosur që kripën ta hedhe përmes një punonjësi me dorë dhe jo me makineri përkatëse.

Kjo është videoja e cila u bë virale në rrjet:

Menjëherë pas publikimit të këtij incizimi, një prej mediumeve zvicerane “Blick” kishte shkruar për atë, me titullin “Kripa mund të spërkatet kaq lehtë”.

Ndërkaq aktivistët këtë mënyrë të hedhjes së kripës e kishin krahasuar me kuzhinierin nga Turqia, Nusret, dhe mënyrën se si ai hedh kripë ushqimit që e servon.Aktivsti Arianit Xhaferi shkruan në “Fejsbuk”.

Kjo video sot është publikuar edhe nga emisioni “Fiks Fare” në Top Channel, të njëjtit kanë ironizuar duke thënë se edhe mishit i hedhet më shumë kripë se sa rrugëve.

Gazetari i Portalb.mk ka dërguar pyetje deri te Komuna e Tetovës se a ka kërkuar përgjegjësi nga kompania që ka fituar tenderin për mënyrën e të punuarit pa standarde, të njëjtit, nuk janë përgjigjur.StrugaLajm

Çfarë metode për hedhjen e kripës ka përdorur Qyteti i Shkupit?

Kjo është një ndër makineritë me anë të së cilës, kompania e cila ka fituar tenderin për hedhjen e kripës në rrugët e Qytetit të Shkupit ka shkrirë borën.Foto: Qyteti i Shkupit.

Sa ju ka kushtuar taksapaguesve tetovar kjo?

Për “mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit” tenderin e ka fituar kompania NB, rrjedhimisht, kjo kompani ka kryer edhe hedhjen e kripës në rrugët e Tetovës ndërsa shuma të cilën e ka marrë kjo kompani për mirëmbajtjen e rrugëve të Tetovës, është gjithsej 4,000,000,00 denarë apo 64,913 mijë euro.Kontrata e dytë për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, Tetovë.

Nga ana tjetër, kripa e cila hidhej në videon virale ka kushtuar taksapaguesve tetovar gjithsej 38.504 mijë euro dhe tenderin e ka fituar kompania “KI-EM” me seli në Shkup.Kontrata e parë për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, Tetovë.StrugaLajm

Në total, për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë stinës së dimrit, Komuna e Tetovës ka harxhuar 103,218 mijë euro.

Ndryshe, për formën se si Komuna e Tetovës është përballur me pastrimin e borës gjatë stinës së dimrit kishte kritika edhe nga banorët e lagjes së vilave në Kodrën e Diellit, ku një muaj më herët, Portalb.mk informoi se një familje kishte ngelur e ngujuar në atë lagje për shkak të mospastrimit të borës.

FacebookViberWhatsAppEmailTË NGJAJSHME

FRASH-i i shkruan letër Carovskës, kërkon tërheqjen e menjëhershme të “Gjeografisë”

Zaev për kërkesën e VMRO-së: Dua të bëj dashuri, por të mos përqafohem

Osmani: Marrëdhëniet me Kosovën nuk varen nga ndryshimet e qeverive

Paguani me kontakt nga libri i telefonit me një klikim – Smart send

ALMAKOS MEDIA GROUP
Adresa: Ul.Stole Naumov bb, Ndërtesa 4 kati 3
1000 Shkup / Maqedoni
Tel/fax: +389 71 322 229
Email: [email protected] & [email protected]
Marketing
© 2020 Almakos.com

Hosted with ❤️ by JitOps Cloud

close button
close button
In : Aktuale

Loading...
loading...