70 gra janë rrahur në Tetovë, alarmon policia

Përfshi muajin nëntor, janë paraqitur 70 raste të dhunës familjare në rajonin që e mbulon Sektori i Punëve të Brendshme në qytetin e Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zëdhënësi Marjan Josifovski njoftoi se një rast ka përfunduar me vrasje në qytetin e Gostivarit, si pasojë e mosmarrëveshjeve familjare. Të gjitha rastet tjera kanë përfunduar me 58 kallëzime penale.

Viktimat më të shpeshta të dhunës në familje ishin gratë – gjithsej 58. Kryesisht bëhet fjalë për burra, pastaj të shkurorëzuar, ose pa kurorë, por edhe nëna, gjyshe, motra, etj. Dhunuesit më të shpeshtë janë meshkujt, më së shumti burrat, bijtë dhe baballarët.

Si shkaqe të dhunës përmenden gjendjet psiqike, mosmarrëveshje familjare, varfëria, etj.

In : Aktuale

Loading...
loading...