Plaga e madhe

Plaga e madhe

Pa përjashtim, në të gjitha institucionet e arsimit shqip, sot me shumë ka politikë e biznes, se sa arsimim të mirëfilltë

Nga Shkëlzen HALIMI

Arsim i shqip në Maqedoni ka kohë që ka dalë jashtë binareve të asaj që quhet normale. Ndonëse pritej që vala e demokracisë të sjellë sado pak një avancim në lëmin e arsimit, fatkeqësisht ndodhi e kundërta, arsimi filloi të përjetojë një rrënim të tmerrshëm.StrugaLajm

Më shumë se 20 vjet, institucionet tona prodhojnë gjysmanalfabetë, për të mos thënë analfabetë, kurse shoqëria shqiptare asnjëherë kësaj çështje nuk iu është qasur ashtu siç duhet. Dhe, çfarë mund të pritet kur gjitha “frenat” e arsimit i mban politika, e cila është bërë makineria e tmerrshme e rekrutimit të kuadrove, pjesa dërmuese e të cilëve, “potencialin” intelektual e dëshmojnë me diploma të dyshimta. Pa përjashtim, në të gjitha institucionet e arsimit shqip, sot me shumë ka politikë e biznes, se sa arsimim të mirëfilltë. Ndërkaq, rezultatet e kësaj fatkeqësie tashmë po reflektohen në të gjitha aspektet që e bëjnë një shoqëri të shëndoshë. Është numri i madh i atyre që shkollat i shfrytëzojnë thjeshtë për ta marrë pagën mujore, pavarësisht që nuk ndjejnë asfare përgjegjësie për dëmtimin e gjeneratave të reja, të cilat, në të ardhmen, do të jenë të hendikepuara përballë shumë sfidave në jetën e tyre.StrugaLajm

Jo një herë në kaluarën kemi thënë se është koha që të ndërrimet diçka që t’i jepet fund shkatërrimit të indit më të rëndësishëm të çdo populli, arsimit. Por, ja që ajo kohë assesi të vijë. Hapi i parë dhe më i shëndoshë është që të gjithë ata që në shkollat tona janë punësuar me ndërmjetësime partiake, të kthehen në klasë të parë dhe, pastaj, hap pas hapi, gjithnjë duke e nxehur karrigen, të kryejnë me nder shkollën. Kjo jo vetëm që do të ishte e shëndetshme për ta, por edhe për tërë shoqërinë tonë, që konsum të përditshëm, ditë e natë, edhe kur kotet, ka politikën, e cila e kundrohet vetëm si një trampolinë për të arritur me një HOP atje, ku në fakt, arrihet me shumë mundi, djersë e përpjekje.

Nuk jemi të vetëdijshëm se çfarë dëmi i kemi bërë vetvetes, nuk jemi të vetëdijshëm se sa kohë që kemi humbur dhe sa do të humbim nëse vendosim ta shërojmë këtë plagë të madhe, e cila shpesh duket e pashërueshme. Xixat e para të optimizmit mund të na vijnë vetëm nëse nga arsimi fillon të largohet politika dhe nëse i hapet shtegu vetëdijes se është e domosdoshme, mbase jetike, kthimi në binaret e funksionimit normal te arsimit shqip.

Ndryshe, plaga e madhe shumë shpejtë mund t’i paraqesë simptomat e para të kancerit në arsimit shqip. Pastaj, pastaj as djalli më s’na vjen në ndihmë… (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...