78 të shtëna në Vjenë

Enver Robelli

Si sot para një viti, më 2 nëntor 2020, një person i moshës së re, i armatosur me një armë automatike, me një revole dhe me një thikë kasapi shkrepi 78 plumba në Vjenë. Krimineli që ishte radikalizuar në botën e islamistëve quhej Kujtim Fejzulai, i lindur në Austri në një familje shqiptare me prejardhje nga Maqedonia. Ai u vra nga policia. Gjatë sulmit Fejzulai ua mori jetën 4 personave, 23 u plagosën pjesërisht rëndë. Atë natë vrasësi kishte vepruar vetë, por ai kishte lidhje me fanatikë të tjerë në Gjermani dhe në Zvicër, mes tyre edhe shqiptarë të tjerë. Sot në Vjenë do të mbahet një ceremoni përkujtimore. Ky përvjetor duhet t’i shërbejë edhe opinionit shqiptar si paralajmërim se rreziku nga islamistët është ekzistent. Për fat të keq nëpër xhamitë e komunitetit shqiptar në hapësirën gjermanishtfolëse aty-këtu ka imamë që nxisin urrejtje. Bashkësitë Islame në Shkup e Prishtinë dënojnë dhunën në mënyrë rituale, por diçka më shumë kundër fanatikëve dhe imamëve ekstremistë nuk ndërmarrin. “Shembuj për publikun” janë bërë imamët që flasin gjepura, provokojnë, gënjejnë, manipulojnë dhe fyejnë historinë shqiptare. Në xhihadin për klikime, portalet paramediale dhe ahuret televizive u japin hapësirë zemërgjerë paraimamëve antikombëtarë. Ndërsa për imamët dinjitozë, që respektojnë fe e atdhe, nuk ka aq hapësirë në paramediat e zhurmshme.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...