Bujar Osmani e përuron fluturimin e parë nga Athina për në Shkup

Zëvendës kryeministri i obliguar për çështje evropiane Bujar Osmani, të enjten më 1 nëntor do të udhëtojë për në Athinë me rastin e vendosjes së sërishme të linjes ajrore mes Shkupit dhe Athinës, njofton korrespondetja e MIA-s nga Athina, e informuar nga burime nga Maqedonia dhe Greqia.

Sipas informatave të njëjta , Osmani do të realizojë takim me ministrin alternativ të Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugalos, pas çka, nga MPJ-ja greke, së bashku do të nisen deri te aeroporti athinas “Alefterios Venizelos”, prej ku zëvendëskryeministri në Maqedoni do të kthehet me fluturimin e parë nga Athina për në Shkup, të vendosur pas pauzës prej mbi 10 viteve.

Fluturimi është në ora 18:40 sipas kohës lokale, ndërsa në Shkup mbërrin pas 1 orë e 15 minutave fluturim, respektivisht në ora 18:55 sipas kohës së Maqedonisë.StrugaLajm

Siç veçmë publikoi MIA muajin e kaluar, aviokompania greke “Aegean airlines”, prej 1 nëntorit fillon me fluturime të rregullta, dy herë në javë nga Athina për në Shkup dhe anasjelltas.StrugaLajm

Ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugallos, siç të shtunën publikoi MIA në intervistë për gazetën greke “Real njuz” e përmendi edhe fillimin e linjes ajrore për lidhje të drejtpërdrejtë të Athinës dhe Shkupit, si mundësi për thellimin e kontakteve mes dy popujve dhe rritjen e bashkëpunimit në disa sfera.

“Kjo është zhvillim pozitiv i ngjarjeve, që në mënyrë të konsiderueshme do të kontribuojë në rritjen e kontakteve mes dy popujve, por edhe promovimin e bashkëpunimit tonë në sferën e turizmit, tregtisë dhe biznesit. Është indikative sa u afruan popujt tanë gjatë viteve të kaluara, duke ndërtuar besim dhe mirëkuptim të ndërsjellë”, tha Katrugalos në intervistë për gazetën greke.

In : Aktuale

Loading...
loading...