Aksident me vdekje në aksin Qafë Thanë-Pogradec!

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 4:50 në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” pranë fshatit Memëlisht.

Automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. Y., 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Citroen” 58-vjeçari Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasi F. Z., 80 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, pasagjer në këtë automjet, i cili për pasojë ndërroi jetë.StrugaLajm

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit tip “Benz” shtetasit D. Y.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

In : Aktuale

Loading...
loading...