Teologu Flugaj flet për dekorimin e shesheve, muslimani s’i urren gjërat e bukura

Në emisionin “#Hashtag” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, është diskutuar për festat e fund vitit. Teologu Fitim Flugaj ka thënë se për besimtarët myslimanë nuk kanë ndonjë rëndësi festat tjera pos dy bajrameve. Ai megjithatë ka thënë se “gjërat e bukura nuk i urrejmë”.

Zyrtari i Bashkësisë Islame të Kosovës thotë se përfituesit e mëdhenj të këtyre festave janë bizneset e mëdha pasi sipas tij qytetarët e thjeshtë më shumë shpenzojnë në gjëra të kota, përcjell Telegrafi. Flugaj thotë se feja islame nuk është kundër gjërave të bukura siç janë edhe dekorimet, por sipas tij ato duhet të bëhen gjatë tërë vitit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...