Shkëlqim Reçi, mjek anesteziolog në Gjermani me origjinë nga Struga , në emisionin 200 të Nazim Rashidit në Alsat tha se numri I të prekurve në këtë shtet momentalisht ka kaluar 6 mijë. Sipas tij çdokush që ka ardhur nga ndonjë shtet ku ka të prekur është I detyruar të qëndrojë në vet izolim, përndryshe u shqiptohet gjobë madje deri në 5 mijë euro. Shteti Gjerman, sipas tij, momentalisht po bën përpjekje maksimale që të parandalojë intensitetin e infektimit.
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)