Ohri si asnjëherë më parë pa vizitorë për 1 maj

Ohri asnjëherë për festat e 1 Majit nuk ka qenë i zbrazur në këtë mënyrë. Nëse për çdo vit kërkohej një vend më tepër, sidomos në kapacitetet private, sot pamja është krejt ndryshe. Restorantet dhe kafenetë të mbyllura, shëtitorja përreth liqenit dhe çarshia thuajse ishin të zbrazura.

“Është e çuditshme, por duke pas parasysh situatën, kjo ishte e pritshme, edhe pse gjatë shëtitjeve takova Shkupjanë që kanë ardhur. Deri në ora 14 do i shfrytëzojnë këto tre ditë për t’u shëtitur”

“Unë 40 vjet jam në Ohër dhe asnjëherë nuk ka qenë kështu i zbrazur. Është për keqardhje, por pandemia është më e fuqishme se ne. Unë jetoj në Kala dhe pashë se kishte pak turistë, por çka janë prej nga janë, nuk e di”

Nëpër qytet megjithatë mund të takohen qytetarë nga Shkupi dhe qytetet tjera që në Ohër dhe në fshatrat përreth kanë shtëpi.

“Jemi nga Shkupi dhe me siguri këtu do jemi 7 ditë. Këtu kam shtëpi. Zakonisht çdo muaj vijmë këtu. Kemi oborr të mirë dhe rrimë aty, bëjmë skarë”

“Jemi këtu për të pushuar në ajër të pastër. Do qëndrojmë për dy-tre ditë. Nuk mbaj mend që Ohri ndonjëherë ka qenë kështu. Por shpresojmë se do jetë më mirë. Do bëjmë zgarë në oborr”

Ndërsa për 1 Maj anijet dhe mjetet më të vogla lundruese që gjithmonë në këtë periudhë nuk kanë arritur t’i shërbejnë të gjithë qytetarët, sot qëndronin të ankoruara.StrugaLajm

Ky vit do jetë total i humbur për neve. Për disa kjo punë është burim i vetëm i ekzistencës, pasi nuk kemi të ardhura tjera”-tha Zoran Angjeloski, lundërtar.

Për Ohrin gjithmonë ka vazhduar rregulli se festat e 1 Majit kanë qenë tregues për atë se çfarë sezoni e pret.

Humbjet do jenë të mëdha sepse sektori i turizmit dhe hotelerisë janë më të goditur nga kjo krizë. Por sezoni që vjen pjesërisht mund ta përmirësojë gjendjen”-pohoi Vllado Suklo, punonjës turistik.

Më shumë rrëmujë sot deri në ora 14 kishte në shtegun më të dashur për qytetarët e Ohrit që çon drejtë plazheve më atraktive. Pjesa më e madhe e qytetarëve që kishin dalë ishin me maska.

In : Aktuale

Loading...
loading...