Këngëtarja Adelina Ismaili, ka hedhur dyshime së fundmi që këngëtari Arif Vladi, ishte u paguar për ta kënduar “Marshin e UÇK-së”.
Ajo këtë e bëri gjatë bisedës me kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmirin Limaj, në emisionin e saj.
Derisa Limaj përmend që “Marshi i UÇK-së”, ishte frymëzimi i luftëtarëve të Kosovës, Adelina i thotë se edhe ajo të ishte frymëzuar po t’i kishte marr paratë që i ka marrë Vladi.
“Po isha frymëzuar edhe unë, t’i kisha marr paret që i ka marr ai”, pohon ajo duke buzëqeshur.
Teksa Limaj, i thotë se nuk e di për atë pjesë, Adelina ia kthen se e di ajo.
“E di unë”, i thotë Adelina Ismaili, mysafirit të saj Fatmir Limaj.
E për këtë, ka reaguar vet sponsorizuesi i këngës Refik Hamiti. Në një reagim të dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot”, Hamiti ka konfirmuar se deklaratën e këngëtares Ismaili, duke thënë se Vladi ishte paguar për këngën për UÇK-në.
“E nderuara redaksi. Unë jam Refik Hamiti dhe mund të konfirmojë deklaratën e Adelina Ismailit se Arif Vladi është paguar për këngën e UÇK-së. Unë e kam sponsorizuar atë këngë”, ka thënë Hamiti.
Hamiti, që jeton në Gjermani, ka treguar se ishte furnizuesi kryesor i Logjistikës së UÇK-së dhe se për incizimin e këngës së Vladit i kishte paguar 12 mijë marka.
“Arif Vladit ia kam paguar inçizimin në TVSH 12.000,00 DM. Unë kam qenë furnizuesi kryesor i Logjistikës së UÇK-së. Kam qenë i autorizuar nga Shtabi i atëhershëm”, ka thënë për “Bota sot” Refik Hamiti./BS