Ndërron jetë pacienti të cilit për herë të parë në botë i ishte transplantuar veshka e derrit

Pacienti i parë që iu transplantua veshka e derrit, ka ndërruar jetë vetëm dy muaj pas intervenimit kirurgjik.

Richard Slayman, 62-vjeç nga Bostoni, ishte në prag të vdekjes para se t’i transplantohej veshka e derrit, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Slayman nuk jetoi gjatë edhe me të, pasi mjekët njoftuan të shtunën se ka ndërruar jetë pavarësisht se ishte liruar nga spitali më 6 prill, dhe gjendja e tij shëndetësore dukej se ishte “përmirësuar”.StrugaLajm

Nuk dihen indikacionet sikurse edhe nëse vdekja e tij ka lidhje me transplantin e veshkës së derrit.

Ndërhyrja kirurgjikale kishte zgjatur katër orë dhe ishte kryer në spitalin e Massachusetts, dhe ishte futur në sallën e operacionit me procedurën e përshpejtuar duke marrë parasysh se po i përkeqësohej jeta dhe rrezikonte të vdiste.

Slayman vuante nga diabeti i tipit 2 si dhe nga hipertensioni, para se të diagnostikohej me sëmundje të rëndë të veshkës.

Ishte në dializë nga viti 2011 dhe figuronte në listën e pritjes për donatorë të mundshëm – pra të veshkës nga ndonjë njeri.

In : Aktuale

Loading...
loading...