Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sot përballet me Ukrainën në kuadër të grupit C në Kampionatin Europian. Të dyja përfaqësueset e nisën me humbje Kampionatit Evropian, Ukraina u mposht nga Holanda 3-2, ndërsa Maqedonia e Veriut u mund nga Austria 3-1.
Pritet një ndeshje e luftuar deri në fund, pasi pikët në këtë ndeshje janë vendimtare për fatin e këtyre dy skuadrave në “Euro 2020”.
Formacioni i Ukrainës:
Buschan, Karavaev, Zabarnyi, Matviienko, Mykolenko, Stepanenko, Yarmolenko, Shaparenko, Zinchenko, Malinovsky, Yeremchuk
Formacioni i Maqedonisë së Veriut:
Dimitrievski, Ristovski, Velkovski, Musliu, Nikolov, Ademi, Spirovski, Alioski, Bardhi, Pandev, Elmas.