Shqiptari lëndohet në një aksident në Ohër

Një shtetas i Shqipërisë është lënduar gjatë një aksidenti rrugor që ka ndodhur në rrugën rajonale Ohër-Shën Naum. Policia sot kumtoi se fatkeqësia ka ndodhur dje në orën 17:40 mes një automjeti për udhëtim “folksvagen golf” me targa çeke i drejtuar nga N.P (18) nga Çekia dhe një automjeti për udhëtim “audi” me targa Shkupi, i drejtuar nga A.I (25) nga Ohri. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i ekspertëve të SPB Ohër.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...