A do ta votojë LSDM sërish Ligjin për gjuhët

Koordinatori i grupeve parlamentare të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Tomisllav Tuntev pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg duke komentuar mosdekretimin e ligjit të gjuhëve nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka thënë se partia e tij do të shqyrtojë vërejtjet e tij dhe do të vendos për votimin.

“LSDM-ja do të shqyrtojë vërejtjet e Ivanovit dhe do të vendos se a do të votojë për ligjin e gjuhëve. Askush nuk humb, sërish do të shqyrtojmë vërejtjet “, tha Tuntev.

Tuntev tha se ligji i gjuhëve është tërësisht në pajtueshmëri me Kushtetutën e Maqedonisë. “Ivanov nuk dëshiron të njohë vlerat demokratike”, tha Tuntev.
Sa i takon porosisë së sekretarit gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg “se para ndërtesës së NATO-s ka ende vend për flamuj të tjerë”, Tuntev tha se “me kënaqësi e presim politikën e NATO-s për dyert e hapura”.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...