Avazi i largimit të grave nga puna nisi në Strugë vazdoi në Gostivar

Ah sa keq…

Gjyla Celiku
Ah sa keq funksionojnë këto partitë tona, 4 vjet i punësum, u ndrru partia, u ndrru pozita ose u largu nga puna…
Ajo që më dhemb mua është, kur ju “fraera” i largoni gratë nga puna ose pozita udhëheqëse. E para i lëndoni shpirtërisht, e dyta materialisht e treta moralisht(sepse këtu dijnë me ngjit boll fjalë, si e kanë zakon). Ky avaz filloi nga Struga, tash në Gostivarë, me radhë priten komunat që nuk kanë fituar partitë e njejta që kanë qeverisur me komunat.
Si do t’ju vinte juve t’ju largonin gratë e juaja, apo i keni të zgjuara dhe s’i prek kush? Secili është i zavendësueshëm. Asnjë s’është Zot! Si do t’ju vinte t’ju largonin anëtarët e familjes, a s’e llogarisni popullin ju si familje? Nëse i keni pasur këto ndodhi n’familje ose shoqëri, a su lënduat edhe ju? Pse lëndoni popullin? A s’jeni global, kombëtarë dhe reformatorë? Nëse doni të hakmerreni, pse duhet të zgjidhni gratë, a ju duken më të pafuqishme?
Aty ku mua m’kanë lënduar, unë s’e kam lënduar asnjë dhe kështu jam munduar të kontriboj.
Leni inatet, hakmarrjet, egon tuaj, bëni punën si i ka hije!
#MosLargoniGratëNgaPunaDhePozitatStrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...