A janë shqiptarët pjesë e agjendave politike të Lindjes së mesme!

Lebit Murtishi

(Termi ,,Kompromis” është fasada e jashtme e
gjuhës kërcënuese të ,,padronëve” të kontinentit)StrugaLajm

Siç duket nuk mjaftoi për bashkësinë ndërkombëtare
flijimi i njëmilon shqiptarëve nën shtetin e paidentitet,
që pagëzohet e ç’pagëzohet sipas orekseve të greqisë,
herë IJRM e herë diçka tjetër, nuk mjaftoi braktisja nga
vet shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk mjaftoi
harrimi i shqiptarëve nën shtetin shovenist malazez, ku
ata, shqiptarët dënohen penalisht vetëm për prezentimin
festiv të simboleve të tyre kombëtare; nuk mjaftoi as
besatimi iTiranës zyrtare me institucionet e Be-së që ta
fshijë nga fjalori diplomatik emrin Çamëri!..Tashmë, në
emër të ,,paqes”, sigurisht, lukunia e kësaj bashkësie
ndërkombëtare janë derdhur mbi Hartën e Rrudhur të
R. së Kosovës!
Termi kaq i popullarizuar në gjuhën e politikës
dhe të mediave të sotme, vendore dhe të jashtme,
rrjedh nga gjuha latine-,,Compromissum”, që
shkurt e shqip do të thotë: rrafshim, barazim,
pranim, nështrim ndaj një vendimi që sjell arbitri.
Dhe në fund fare përmendet fjala ujdi, që nënkupton
marrëveshjen e një pazari..
( Leksikoni i Fjalëve dhe Shprehjeve të Huaja.
Autor : Milan Vujaklija – viti i botimit: 1966)StrugaLajm

Realisht dhe objektivisht, kompromis quhet shpata
që pret drejtësinë në copëra, është vdekja dhe varri i
drejtësisë…Përndryshe, pa ,,arbitrazhin” e kësaj
maske të pagëzuar si ,,kompromis”, drejtësia
s’mund t’i takonte barabarësisht: edhe viktimës
edhe xhelatit, edhe të djegurit edhe zjarrvënësit,
edhe kryengritësit edhe pushtuesit, edhe engjëllit
edhe satanës…Ajo, drejtësia, pa ,, arbitrazhin”e
kësaj maske do t’i takonte vetëm vetvetes, do
t’i takonte drejtësisë, e cila ndëshkon xhelatin
dhe me këtë akt human ka ,,shpërblyer”, së paku
moralisht, edhe viktimën e të njëjtit…
,,Kompromise” arrijnë (kur nuk gjendet zgjidhje
tjetër për shkak të raportit të forcave në teren) dy
ushtri të huaja brenda një teritori të pushtuar nga të
dyja palët. Pasqyrë më kompromentuese të
politikave imperialiste rreth termit ,,kompromis”
kemi kaosin e përgjakshmën në Lindjen e Mesme,
ku mbi gjakun e miliona njerëzve të pafajshëm
dhe mbi ,,kraterët”e burimeve të naftës, zhvillohen
,,bisedime”dhe arrihen ,,kompromise”ndërmjet fuqive
të mëdha, ,,kompromise”; që arma e fortë e propagandës
iu vesh petkun e ,,marrëveshjevje” ndërmjet palëve
në konflikt, pra ndërmjet popujve vendorë…
Pra, siç shihet në dritë të diellit, Termi ,,Kompromis”
është fasada e jashtme e gjuhës kërcënuese të
,,padronëve” të kontinentit…Edhe bisedimet e
imponuara dhe të zgjatura me serbinë, tregojnë qartë
se shqiptarët ndodhen ndërmjet kurdhës dhe çekanit,
se shqiptarët nuk janë ,,aleat” i askujt përderisa
nuk bëjnë aleancë me vetveten, dhe se
shqiptarët janë pjesë e agjendave politike të
Lindjes së Mesme…

In : Aktuale

Loading...
loading...