A ka nevojë për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Maqedoni?

A ka nevojë Maqedonia që të rikthejë shërbimin ushtarak në vend, ekspertët komentojnë se kjo çështje varet nga më tepër faktorë, duke përfshirë këtu edhe vendimin e partnerëve të NATO-s, shkruan REL.

Shërbimi i domosdoshëm ushtarak ishte shlyer kur mbrojtja e Republikës së Maqedonisë u pajtua me standardet e vendeve anëtare të NATO-s, gjegjësisht me reformat në mbrojtjen territoriale të armatës pas krijimit të strategjisë së re shtetërore për siguri në vitin 2003 dhe pasi që në vitin 2006, Kuvendi e miratoi ndalesën për rekrutim të detyrueshëm.

Ish shefi i intelegjencës ushtarake, Vlladimir Pivovarov sqaron se planeti rezervë është pranuar nga pjesa më e madhe e vendeve anëtare të NATO-s. Sipas tij, për sigurinë e vendit do të ishte më mirë nëse ata kanë fuqi të gatshme ushtarake, por gjithsesi thekson se ai moment mes tjerash do të varet edhe nga ajo nëse do të lejojnë partnerët ndëkombëtar të Maqedonisë në NATO.

“Personalisht jam për shërbim ushtarak, sepse ky shërbim jep shumë përparësi, jo vetëm nga aspekti  i sigurisë, por para se gjithas dhe nga aspekti social i të rinjëve”, thotë Pivovarov.StrugaLajm

Ai shton se kthimi i shërbimit ushtarak do të thotë dhe stërvitje e rreth 20mijë të rinjëve,  që do të kushtojë shumë mjete finansiare nga buxheti i shtetit, por sipas tij kjo do të jetë dhe për të mirën e të rinjëve dhe shoqërisë.

Kur bëhet fjalë për buxhetin për mbrojtje, ish deputeti dhe kryetari i Këshillit euroatlantik i Maqedonisë, Ismet Ramadani thotë se nuk duhet të mendohet për finansat kur bëhet fjalë për efikasitetin e shërbimit ushtarak.StrugaLajm

Ai është me qëndrimin se nuk ka nevojë për kthimin e shërbimit të obligueshëm ushtarak në Armatë, sepse, siç thotë,  Maqedonia i ka arritur standardet për anëtarësim në NATO me ushtri profesionale prej rreth gjashtë mijë ushtarë profesional për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të shtetit.

“Duke patur parasysh nenin 5 të NATO-s – “Një për të gjithë, të gjithë për një”, Maqedonia me të vërtetë nuk ka nevojë të kthehet tani përsëri në atë që të kthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak, sepse tani më po funksionon kjo mënyrë e organizimit të Armatës dhe më së miri është të vazhdohet me këto standarde dhe gjithnji të përgjigjet në reformat dhe transformimet të cilat ndodhin në NATO dhe ne ti ndjekim ato”, thotë Ramadani.

Ai sqaron se NATO nuk instiston në shlyerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por sipas bisedimeve me Aleancën dhe në paketën e reformave të Armatës të Republikës së Maqedonisë, ishte formuar armatë e vogël dhe profesionale me kapacitet të fuqive ushtarake i cili përshtatet në madhësinë e shtetit.

Për ndryshime në këtë drejtim është e nevojitshme të bëhen vlerësime të mira sigurie, përmbyll Pivovarov, duke thënë se çështjet për mbrojtje në vend nuk janë vendosur si prioritet. Sipas standardeve të NATO-s duhet të ndajmë nga 2.5 deri më 3 % nga buxheti, ndërsa ne ndajmë vetëm rreth 1%, thotë ai.

In : Aktuale

Loading...
loading...