A ka shteti strategji për pritjen e mërgimtarëve tanë në vendlindje?

Xhelal Idrizi, njëri ndër themeluesit e ish Restaurant ARBI në Tetovë bën opinionin e tij rreth kësaj situate shumë famëkeqe për mbarë globin!

Z.Idrizi Mes tjerash thotë:
“Izolimi në kohë pandemie ka ndryshuar botëkuptimin e mbarë njerëzimit në botë!Një shtresë e njerëzve janë të fortë, të qëndrueshëm dhe këmbëngulës, një shtresë tjetër akoma nuk ka ndonjë kuptim për këtë ngjarje për këtë fenomen, pjesa tjetër është e shtrënguar nga malli, mallëngjimi për të afërmit, për vendlindjen dhe pikërisht ajo pjesë shumë e madhe është e dëgdisur në mbarë metropolet e botës!

Por, një fakt është shumë i qartë dhe shumë bindës se, ata me mendje ndodhen në vende të caktuara!

Nga puna ime në shumë periudha kohore kujtoj kohën e hotelerisë, të cilin profesion nuk po e ushtroj më, por sikur më ka ngelur shprehi të kujtoj ardhjen e mërgimtarëve tanë në vendlindje dhe shpeshherë më shkon mendja se sa ka menduar shteti për fatin e tyre, për ardhjen e tyre; sa ka menduar shteti për komoditetin e tyre në situata të këtilla!
Mërgata shqiptare është krahu i djathtë i çdo shqiptari, është krah edhe i mirëqenies tonë shpirtërore, kulturore dhe ekonomike; për këtë shtresë kërkohen plane dhe projekte themelore, gjithnjë me idenë që të hapen rrugët e jetës, rrugët e dritës!
Vlerësoj se diaspora nuk është e përfaqësuar fare këtu, prandaj kujtoj se roli i diasporës në shtet këkon përfaqësim, në mënyrë që të ketë një përfaqësim sa më të mirë për qytetarët të cilët jetojnë jashtë vendit.
Çdo herë, në çdo kohë, diaspora e ka thënë fjalën, ka dëshmuar për vepra me pak fjalë e më shumë punë!
Të kujtojmë, të veprojmë dhe të bëjmë më të mirën për mërgatën tonë në kohën kur ata duhet të kthen në vendlindje!
Shqiptarët e diasporës në çdo kohë ishin zëri i arsyes, zëri i qindra demonstrata të organizuara në vende të ndryshme të botës kundër dhunës së pushteteve sllave!
Shqiptarët e diasporës ishin dhe janë ambasadorë të kulturës tonë në mbarë botën, ishin përfaqësues të dinjitetshëm të interesave tona!StrugaLajm

Andaj, vlerësoj se duhet bërë më shumë që ti presim sa më mirë pas kalimit të kësaj të keqeje nëpër botë!, thotë njohësi me emër në fushë të hotelerisë, ish drejtuesi i Restaurant Arbi në Tetovë, z.Xhelal Idrizi!

In : Aktuale

Loading...
loading...