Vendet e Ballkanit e fituan betejën me pandeminë COVID-19

Në përgjithësi, vendet e Ballkanit e fituan betejën me pandeminë COVID-19, ndërsa parashikime të caktuara tregojnë se vala epidemike duhet të përfundojë deri në fund të majit ose fillimin e qershorit, tha në një intervistë me shkrim për Anadolu Agency (AA) Prof. Dr. Dragan Danilovski, epidemiolog dhe Shef i Institutit të Epidemiologjisë dhe Biostatikës me Informatikë Mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë, pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, përcjell Shenja.StrugaLajm

Sipas mendimit të tij, një nga arsyet e shkallës së ulët të vdekshmërisë të shkaktuar nga COVID-19 në vendet e rajonit mund të jetë fakti që të gjitha vendet e Ballkanit tridhjetë vjet më parë kishin një rregullim shoqëror socialist, me sisteme të centralizuara shëndetësore, në të cilat vaksinimet e popullatës ishin të detyrueshme kundër shumë sëmundjeve infektive. Në të njëjtën kohë, ai shtoi se vendet e pasura të Evropës Perëndimore dhe SHBA kanë sisteme shëndetësore relativisht liberale, dhe në shumicën e rasteve vaksinimet nuk janë të detyrueshme.StrugaLajm

Duke iu referuar niveleve të vdekjeve në disa vende evropiane dhe SHBA, si dhe vendet e Ballkanit (sipas të dhënave nga faqja worldometers.info), Danilovski thotë se është e qartë se të gjitha vendet e Ballkanit kanë 10-20 herë nivel më të ulët të vdekshmërisë.

In : Aktuale

Loading...
loading...