Abdylmenaf Bexheti zgjidhet rektor i Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë

Bordi i Universitetit të Europës Juglindore i përbërë nga 8 anëtarë, sot zgjodhi prof.dr. Abdylmenaf Bexhetin në postin e rektorit, informon INA.

Në garën e ngushtë ishin profesorët: Abdylmenaf Bexheti, Blerim Reka dhe Veton Latifi. Votimi u zhvillua i fshehtë pas një fushate të kandidatëve dhe pas konkurimit të tyre.

Procesi për zgjedhjen e rektorit rrumbullakësohet dhe përfundon me votimin e bordit, në pajtim me statutin themelues të universitetit. Bordi i universitetit e zgjedh rektorin me votime të fshehta.StrugaLajm

Të tre kandidatët i kanë plotësuar të gjitha kriteret për të zënë postin e rektorit të ardhshëm.StrugaLajm

Përndryshe, Universiteti i Europës Juglindore ka shpallur konkursin për zgjedhjen dhe emërimin e rektorit të ri që nga 29 janari. Ky është rektori tretë me radhë, që zgjidhet për këtë universitet, i cili funksionon që nga viti 2001. Rektori i parë i këtij universiteti ka qenë Alajdin Abazi, ndërkaq në mandatet pas tij postin e rektorit e udhëhoqi Zamir Dika.

In : Aktuale

Loading...
loading...