Ademi : Numërimi i popullsisë në Maqedoni vitin e ardhshëm

Numërimi i popullsisë së Maqedonisë me gjasë do të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm (2019), thotë ministri i angazhuar për diasporën në Republikën e Maqedonisë, Edmond Ademi, shkruan gazeta KOHA.

Ai tha se do të angazhohen maksimalisht të bëjnë edhe Regjistrimin e saktë të popullsisë që jetojnë në diasporë, pasi siç tha, në të kaluarën ata janë keqpërdorur nëpër procese zgjedhore.

“Nga informatat që unë i kam, është se Regjistrimi i popullsisë mund të ndodh diku në fillim të 2019-ës. Për fat të keq, nuk e dimë sa diasporë kemi… kalkulojmë me numra të ndryshëm, mirëpo informatat janë se midis 500 mijë apo 600 mijë janë jashtë vendit.
Sidoqoftë, sot në një kohë kur bota është globale, lëvizjet janë të përditshme në vende të ndryshme dhe nuk çështë aq lehtë të definohet ku saktë sa janë. Është një çështje që duhet ne si shtet dhe Qeveri të dimë, dhe mendojmë se është proces që duhet të realizohet, mirëpo është proces që zgjat, pra nuk mundet brenda gjashtë muajve apo një viti ti numërosh. Sepse, ke persona që shkojnë për 1, 2, 3 muaj dhe kthehen, ka persona që shkojnë për 6 muaj e kthehen, ka kategori të ndryshme që duhet shikuar në gjitha aspektet”, u shpreh Ademi për KOHA.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...