Afër dështimit “Koalicionimi”ndërmjet Besës dhe Aleancës

Bisedimet për koalicionim ndërpartiak midis Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA pranë dështimit, pasi që nuk ka marrëveshje për disa komuna, ku dy partitë mbrojnë qëndrimet e tyre se kanë fuqi për të mbledhur më shumë vota.

Siç mëson INA, marrëveshja është gati finale vetëm për raundin e parë ku dy partitë paraprakisht mund të firmosin një dokument apo të arrijnë marrëveshje interne për përkrahje, në rast se njëri nga kandidatët shkojnë në raundin e dytë.

Në lidhje me bashkëpunimin me Lëvizjen BESA, kreu i ASH, Ziadin Sela theksoi se në kuadër të aprtisë ata kanë një komision i cili udhëheq bisedimet me partitë e tjera politike.

” Në ditëve në vazhdim do të ju njoftojmë. Deri më tani nuk ka asgjë të konkrete”, tha Sela.StrugaLajm

Zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu ditë më parë  tha se kjo parti po i shqyrton të gjitha mundësitë dhe se të gjitha opsionet janë të hapura. Fazliu shtoi se tashmë ka pasur kontakte me Aleancën për Shqiptarët, por hodhi poshtë të gjitha mundësitë për ndonjë lloj koalicionimi ose bashkëpunimi me Bashkimin Demokratik për Integrim.

“Sa i përket koalicionimeve të mundshme parazgjedhore, ne jemi duke shqyrtuar cila është mundësia më e mirë, tash për tash të gjitha opcionet janë të hapura, edhe pse ka disa tentativa, po shkon vështirë, por shpresojmë që të ndodh më e mira për qytetarët. Ka pasur kontakte me Aleancën për Shqiptarët, ka bisedime të grupeve të punës dhe të komisionerëve, të shohim se çfarë do të ndodh ditëve në vijim. Me BDI-në, kemi qenë të qartë me kohë, se me ata nuk ka mundësi për asnjë lloj koalicionimi ose bashkëpunimi”, theksoi

In : Aktuale

Loading...
loading...