“Afera e Palermos”: A do të ketë përgjegjësi për treshen e drejësisë pas skandalit në Itali?

Pasi treshja ligjore Fetai, Tupançevski dhe Nanev fluturuan me çarter në Palermon në kurriz të FFM-së dhe brohoritën për Maqedoninë nga lozha e VIP-ave, aktivistët kundër korrupsionit i kërkuan Qeverisë, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve të përcaktojnë nëse ka shkelje të kodeve të etikës dhe të vazhdohet shqyrtimi i të gjitha akteve ligjore, përcjell FLAKA.

“Komisioni do të shqyrtojë të gjitha aktet ligjore lidhur me çështjet e dhuratave për të konstatuar nëse këta zyrtarë kanë vepruar në përputhje me rregulloret ligjore. Por meqenëse bëhet fjalë edhe për sjellje etike, konflikt potencial të interesave dhe integritet në përgjithësi, KSHPK-ja u bën thirrje institucioneve kompetente, pra Qeverisë, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë që të konstatojnë nëse ka shkelje të kodeve të etikës”, thonë nga Anti-korrupsioni.

Këshilli Gjyqësor thotë se nëse konstatojnë punë joprofesionale me një gjyqtar, atëherë mund të reagojnë, por nuk mund të komentojnë shkeljen e kodit të etikës së gjyqtarëve.

Edhe Këshilli i Prokurorëve Publikë thotë se nuk janë kompetentë të konstatojnë nëse një prokuror ka shkelur kodin e etikës.

Por, sipas kodit të etikës, gjyqtarët nuk lejohen të marrin dhurata mbi 3000 denarë, kodi i prokurorëve është edhe më i rreptë – nuk duhet të kenë lidhje të papërshtatshme me legjislativin dhe ekzekutivin, por nuk guxojnë të marrin dhurata dhe shërbime falas, nëse kjo mund të vërë në dyshim paanshmërinë dhe objektivitetin e tyre.

A do t’i kushtojë Fetait, Nanevit dhe Tupançevskit një funksion rruga për në Palermo? E pyetëm qeverinë nëse do të shkarkohej ministri i Drejtësisë, por nuk morëm përgjigje. Nëse do të dënohet sërish për shkeljen e kodit të etikës së pushtetarëve, ata janë përgjigjur:StrugaLajm

“Qeveria po ndjek rastin e ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe prezencës së tij në ndeshjen e futbollit në Itali dhe pasi të jenë shqyrtuar të gjitha informacionet dhe faktet do të veprohet në përputhje me Kodin e Etikës”, tha Qeveria.

As Tupançevski e as Nanev sot nuk janë përgjigjur nëse do të dorëzojnë dëshmi se kanë udhëtuar në Palermo me shpenzimet e tyre. Fetai ka dërguar mbrëmë një faturë në TV 24 se akomodimi është paguar nga mjetet e saj personale, por shuma është paguar dje dhe jo një javë më parë kur kanë udhëtuar me futbollistët. Sot e pyetëm pse i ka paguar fondet mbrëmë?

“Pas faturave të lëshuara më parë që kanë afat të pagesës, sigurisht”, tha Fetai për TV 24.

Nga treshja, megjithatë, vetëm Fetai dhe Nanev vendosën që sot të shkojnë në Porto dhe t’i mbështesin lojtarët tanë, ndërsa Tupançevski do ta ndjekë ndeshjen para ekraneve të vogla, gjegjësisht nuk do t’u bëjë shoqëri. FLAKA

In : Aktuale

Loading...
loading...