Afrim Gashi: Të vazhdojë uniteti brenda Aleancës

Kreu i Kuvendit Afrim Gashi, në Asamblenë parlamentare të NATO-s në Uashington bëri thirrje për ngritje të nivelit të unitetit mes vendeve anëtare të Aleancës. Ai tha se që kjo të funksionojë, është e rëndësishme që të gjitha vendet anëtare të ndajnë të paktën 2% të Prodhimit Bruto Vendor për sektorin e mbrojtjes dhe të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën.

“Ne jemi të vetëdijshëm se jemi vend anëtar i NATO-s në një rajon fragjil në të cilin jo të gjithë shtetet janë anëtare të NATO-s ose kanë ndonjë nivel partneriteti me Aleancën si dhe kanë shumë ndikime të jashtme të këqija. Sidoqoftë ne mbetemi të përkushtuar të promovojmë një atmosferë të stabilitetit rajonal. Ne e realizojmë këtë duke vazhduar kontributin tonë të qartë në operacionin e NATO-s në Kosovë dhe sa u takon sfidave të sigurisë ne jemi aktiv në misionin e NATO-s në Irak dhe në mbështetjen për Ukrainën. Këto sfida theksojnë nevojën për rritjen e nivelit të unitetit dhe përforcimin e partneritetit me BE-në, me qëllim që të përforcohet komplementariteti strategjik i saj me NATO-n”, tha Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...