Agni Dauti,veprimtari nga Frëngova e Strugës boton librin”Për të Gjithë”

Doli nga botimi ”Për të gjithë”, libri më ri i autori Agni Dauti ish të burgosurit politik dhe veprimtarit nga fshati Frëngovë i Strugës .

”Për të gjithë”është një prurje e re e Agni Dautit pas librit ”Struganët për Shqipërinë Etnike”. Në librin e ri”Për të Gjithë”,Agni Dauti, ka risjellur një mori shkrimesh të botuara në median e shkruar dhe atë online që në fokus kanë patur aktualitetin e kohës , por edhe rrethanat shoqërore dhe kombëtare .

Dauti në këtë përmbledhje me shumë kreativitet ka arritur të përzgjedh një mori opinionesh që edhe pse janë botuar para 5, 10 apo 15 viteve tingullojnë shumë aktuale për mënyrën e të shkruarit dhe temat që trajtojnë .StrugaLajm

Në ”Për të gjithë”,autori ka arritur mjaftë mirë të na njoh se si ai e do traditën,vendlindjen dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për kombin dhe shqiptarinë.Në libër, del në siperfaqe edhe gjëma e migrimit apo thënë më mirë shpërnguljes së shqiptarëve të Strugës të cilin autori me fjalë të tabanit popullor ka ditur mjaftë mirë ta detektojë dhe ta sjell para lexuesit.Ndërkohë, nëpërmjet shkrimit që trajton shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi flet për asimilimin si dukuri që ka azgjësuar kombin shqiptar .Një ngjyrë interesante librit i japin edhe disa poezi të autorit që si gjithmon motiv kanë shpërnguljen,tradhëtinë dhe indiferencën që herë pas here shqiptarët kanë për kombin e tyre .”Për të gjithë” është botim që do të pasurojë kujtesën kolektive me një rrëfim interesant dhe autentik të së kaluarës .(Strugalajm.com)StrugaLajm


Loading...
loading...