Ahmeti: BDI-ja do të korrë edhe një fitore në nivel kombëtar

Në vazhdën e fushatës për zgjedhjet lokale të 15 tetorit, kandidatët listës për këshilltarë të Bashkimit Demokratik për Integrim kanë shpalosur ofertën për këto zgjedhje në komunën e Butelit. Duke marrë pjesë në këtë tubim, kryetari, Ali Ahmeti,  ka vlerësuar rolin e BDI-së në mirë menaxhimin e krizës politike në vend, duke  rikujtuar se nëse BDI-ja braktiste institucionet nuk dihet se çfarë drejtimi do të merrnin zhvillimet: ‘Ne njerëzit na kanë besuar për të drejtuar, ne njerëzit na kanë besuar për të udhëhequr, për të marrë vendime të guximshme, qofshin ato me kosto dhe pasoja për vet Bashkimin Demokratik për Integrim,’- deklaroi kryetari Ahmeti duke shtuar se nuk ka dashur të bëj akrobacione e të shes salltanate se është ai që shkatërron qeverinë. ‘Për të shkatërruar ishte lehtë, për të menaxhuar ishte rëndë, derisa futëm në proces edhe komunitetin ndërkombëtar dhe u bë Marrëveshja e Përzhinës’.

Duke folur për mos nxjerrjen e kandidatëve për disa komuna, kryetari Ahmeti tha se BDI-ja kandidon aty ku është e sigurt se ka për të ngadhënjyer dhe nuk hy në lojëra që në fund nuk kanë fitues: ‘Veprimi jonë është i arsyeshëm, i logjikshëm dhe shumë pragmatik në politikë. Ne kandidojmë aty ku fitoren e kemi të sigurt dhe i gjithë potenciali ynë është vënë në shërbim të fitores në nivel kombëtar,’- tha z. Ahmeti, duke përmendur me këtë rast Shkupin e Vjetër, Tetovën, Gostivarin.StrugaLajm

Krahas kësaj kryetari Ahmeti shpjegoi mbështetjen që BDI-ja do t’i japë partnerit të koalicionit, LSDM-së, në Qytetin e Shkupit, në Butel, në Kumanovë, gjë që nuk do të mungojë as nga socialdemokratët maqedonas në komunat ku ata realisht nuk mund të fitojnë.  Këtë bashkëpunim z. Ahmeti e vlerësoi si provë se BDI-ja ‘nuk bën politikë me standard të dyfishta  – gjithçka tjetër do të ishte hipokrizi nëse ndryshe deklarojmë e ndryshe veprojmë,’- tha  kreu i BDI-së në tubimin  e mbajtur me anëtarë e simpatizantë të partisë, duke bërë thirrje për mbarëvajtjen këtij procesi zgjedhor: ‘Ne kemi me çka të dalim përpara njerëzve. Të prodhojmë qetësinë, t’ua kërkojmë njerëzve përkrahjen, sepse, të mos turpërohemi, vërtetë kemi bërë, kemi ndryshuar këtë vend. Ndryshe është! Dhe kush mund t’i çojë përpara këto procese, kush mund të ndërtojë më mire ardhmërinë përveç se ju këtu që jeni!’- përfundoi  lideri i shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...