Ahmeti e Thaçi nga kundërshtar në betej për bashkëqeverisje

Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi mund të konsiderohen si dy liderët më jetëgjatë në skenën politike shqiptare në Maqedoni, që armiqësitë e tyre në raste të caktuara janë kurrorëzuar me miqësi apo raporte të harmonizuara. Ngushtimi i fushëveprimeve të tyre politike shpesh i ka ulur ata në një tryezë, thonë analist politik për Zhurnal.

“Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi mund të konsiderohen si dy liderët më jetëgjatë në skenën politike shqiptare në Maqedoni, që armiqësitë e tyre në raste të caktuara janë kurrorëzuar me miqësi apo raporte të harmonizuara. Ngushtimi i fushëveprimeve të tyre politike shpesh i ka ulur ata në një tryezë. Edhe acarimet e fundit përbrenda koalicionit qeverisës kanë nxjerrë në sipërfaqe këtë lojë”, thotë për Zhurnal, Naser Pajaziti, gazetar dhe opinionist.

Sipas tij, Ahmeti sigurisht që e do PDSH-në në Qeveri për ta nxjerrë Selën, për shkak të protagonizmit të tij në rritje, edhe si subjekt nga zgjedhjet e fundit.

“Ahmeti është dëshmuar si një lojtar politik që gjithmonë ka synuar të luaj lojën e babait politik të shqiptarëve, apo siç e quajti “kryeplak’, një lider i një partie të vogël. Thaçi mund të hyjë në qeveri me logjikën që tashmë është evidente se qenia pjesë e qeverisë do të rikthejë elektoratin, por taktizimi i tillë është thikë me dy teha sepse Ahmeti ka ditur të manipulojë dhe të zvetnojë me partitë e vogla, siç ishte rasti me PPD-në”, nënvizon Pajaziti.

Nga ana tjetër, analisti politik, Daut Dauti thekson se të githa lëvizjet janë pjesë e strategjive politike ku gjithkush është ndonjë “vidë” në proeset politike.

“Duke pasur parasysh shumicën shumë të brishtë në qeveri. çdo subjekt është i mirëserardhur, kështuqë kryepari i Qeverisë sigurisht që me afrimin e një subjekti të ri, mund të flejë më rehat, pa merak për prishjen e balancave. Në anën tjetër, përderisa ka lëvizje për të marrë primatin në bllokun politik shqiptar me aleanca të supozuara, kur nuk vlejnë më si kriter afërsia programore, atëherë nuk duhet përjashtuar as mundësinë e aleancave mes tjera subjekte nëse ato shohin përfitime politike. Jo vetëm te ne, por gjithkund në botë, ndodhin aleanca që nuk duken shumë normale, siç i pamë edhe në zgjedhjet e fundit”, thekson për Zhurnal, Daut Dauti, analist politik.StrugaLajm

Asgjë nuk duhet përjashtuar, shton Dauti,madje edhe përfshirja e gjithë opozitës shqiptare në Qeveri, nëse i lexojmë mirë fjalët e kryeministrit.

“Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti janë dy personazhë të politikës shqiptare në Maqedoni me gjithë ato kundërthënie , kundërshtime, por që janë si vëllezërit siamezë që s’kanë mundur pa njëri-tjetrin. Në fakt këtë e ka diktuar edhe pozicioni politik që kanë patur sepse kanë qenë në betejë të ashpër politike për shumë kohë. Ata kanë dy temperamente të ndryshme, dy fushëveprime të ndryshme, por që në një moment të caktuar ata edhe kanë bashkëvepruar. Rrethanat e fundit pas zgjedhjeve lokale kanë diktuar disa momente të reja.Edhe në politikë vlen : më jep që të të jap. Pra BDI sot ka disa kryetarë komune që pa ndihmën e PDSH-së nuk do t’i kishte. Shumëkush i përmend konfrontimet që këta dy subjekte kanë patur ndër vite, por kjo nuk ka ndodhur vetëm në Maqedoni.Meta dhe Rama kanë patur poashtu konfrontime të ashpra por erdhi një moment kur ndanë pushtetin bashkë.Pra në asnjë Kushtetutë nuk shkruan se ky nuk ka të drejtë të koalicionojë me tjetrin”, thotë për Zhurnal, Urim Saliu, analist politik.

Ai potencon se e vërtetë është se ka patur interpretime pse në raundin e dytë PDSH dhe BDI bashkëvepruan por ky është një sinjal edhe i mirë sepse u ka dhënë fund ndarjeve të thella që kanë patur këta dy subjekte, njerëzit që i kanë mbështetur etj.

“Sot Menduh Thaçi i duhet Ali Ahmetit që ky i fundit të lajë një borxh jo ndaj Thacit më shumë se mbështetësve që pranuan përkundër këtyre konfrontimeve të votojnë një subjekt që se kishin votuar kurrë më herët.PDSH mbi të gjitha në këtë krizë ka luajtur një rol shumë konstruktiv dhe nuk ka qenë nxitëse e situatave që vlonin dhe prisnin një shkas.Këtë e kanë vlerësuar edhe ndërkombëtarët . PDSH meriton që jetë pjesë e qeverisë reformatore”, potencon Saliu.

In : Aktuale

Loading...
loading...