Sot ”Dita botërore” e diabetit

Sot e gjithë bota shënon 14 Nëntorin – Ditën për Luftë Kundër Diabetit.

* Në vitin 2014 u bë vlerësimi i përhapjes globale të diabetit * 9% tek të rriturit në moshë mbi 18 vjeç

* Në vitin 2012, rreth 1,5 milionë raste të vdekjeve janë shkaktarë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga diabeti

* Më shumë se 80% e vdekjeve si pasojë e diabetit kanë ndodhur në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare

* OBSH parasheh që deri në vitin 2030 diabeti të zërë vendin e shtatë në listën e shkaktarëve kryesorë të vdekjeve

* Të ushqyerit e shëndetshëm, aktiviteti i rregullt fizik, ruajtja e peshës trupore në kufij të normales, dhe evitimi i përdorimit të duhanit mund ta parandalojë, ose ty prolongojë paraqitjen e diabetit tipi 2

Çfarë është diabeti?

Diabeti është një sëmundje kronike që shfaqet kur pankreasi nuk prodhon sasi të mjaftueshme të insulinës, ose kur trupi nuk mund ta shfrytëzojë në mënyrë efikase insulinën e prodhuar nga pankreasi. Insulina është një hormon që rregullon nivelin e sheqerit në gjak. (5). Hiperglikemia, ose niveli i lartë i sheqerit në gjak, është efekt i përbashkët i diabetit të pakontrolluar dhe me kalimin e kohës shkakton dëmtime të rënda të një numri të madh sistemesh në trup, sidomos të nervave dhe enëve të gjakut.

Diabeti tipi 1

Diabeti tipi 1 karakterizohet me mungesë të tajitje të hormonit insulinë. Shkaku i paraqitjes së diabetit tipi 1 nuk dihet, dhe ai nuk mund të parandalohet, së paku jo me kaq njohuri sa kemi për të sot. Simptomat përfshijnë tajitje të zmadhuar të urinës (poliuria), etje (polidipsia), uri konstante , rënie në peshë, ndryshime të shikimit dhe lodhje. Këto simptoma mund të shfaqen befas.

Diabeti tipi 2

Diabeti tipi 2 është rezultat i përdorimit joefikas të insulinës në trup. Diabeti tipi 2 prek 90% të personave me diabet në mbarë botën (5), dhe në të shumtën e rasteve është si pasojë e mbipeshës trupore dhe aktivitetit të dobët fizik.

Simptomat mund të jenë të ngjashme me ato të diabetit tip 1, por në të shumtën e rasteve janë më pak të theksuara. Si rezultat i kësaj sëmundja mund të diagnostikohet edhe disa vite pas fillimit të saj, pasi të jenë shfaqur ndërlikimet e mundshme.

Deri vonë, ky lloj diabeti prekte vetëm të rriturit, por tani prek edhe fëmijët.

Diabeti gestacionalStrugaLajm

Diabeti gestacional është hiperglikemi me vlera më të larta të glukozës në gjak se ato normale, që diagnostikohet gjatë shtatzënisë . Gratë me diabet gestacional janë më të rrezikuara nga ndërlikimet si gjatë shtatzënisë, ashtu edhe pas lindjes. Ato gjithashtu janë më të rrezikuara edhe nga shfaqja e diabetit tipi 2 në vitet në vazhdim. Diabeti gestacional diagnostikohet lehtë gjatë skriningut prenatal.

Çrregullimi i tolerancës ndaj glukozës (IGT) dhe glikemia paradiabetike (IFG)

Çrregullimi i tolerancës ndaj glukozës (IGT) dhe glikemia paradiabetike (IFG) janë gjendje kalimtare nga ajo normalja në diabet. Personat me IGT ose IFG janë ë të rrezikuar të kalojnë në diabet tipi 2, edhe pse kjo mund të mos jetë gjithmonë ashtu.

Cilat janë pasojat nga diabeti?

Me kalimin e kohës diabeti mund ta dëmtojë zemrën, enët e gjakut, sytë, veshkat dhe nervat.

Diabeti rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe pikës në tru. Gjatë një studimi multinacional doli në pah se rreth 50% e të sëmurëve me diabet vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare (para së gjithash nga sëmundjet e zemrës dhe pika në tru) (6).

Në kombinim me qarkullim të zvogëluar të gjakut, neuropati (dëmtim të nervave) në këmbë ai rrit mundësinë për paraqitjen e çibanëve në ekstremitetet e poshtme, infeksioneve dhe nevojën eventuale për amputim të ekstremiteteve.

Retinopatia diabetike është një shkak i rëndësishëm për humbjen e shikimit, ndërsa paraqitet si rezultat i dëmtimit të akumuluar afatgjatë të enëve të vogla të gjakut në retinë. Një përqindje e verbërimit në nivel global është si pasojë e diabetit. (7)StrugaLajm

Diabeti është një ndër shkaqet kryesore e ndalimit të funksionit të veshkave (4).

Si mund të zvogëlohet diabeti?

Parandalimi

Rekomandohen masa të thjeshta për mënyrën e të jetuarit për të pasur efikasitet në parandalimin ose shtyrjen e shfaqjes së diabetit tipi 2. Për ta parandaluar shfaqjen e diabetit tipi 2 dhe ndërlikimet shëndetësore që janë si pasojë e tij, njerëzit duhet të:

Arrijnë dhe të mirëmbajnë peshë normale të trupit;

Të bëjnë aktivitete fizike – së paku 30 minuta, ushtrime me intensitet mesatar më shumë ditë në javë. Aktivitete për të mbajtur nën kontroll peshën trupore;

Të konsumojnë ushqim të shëndetshëm, 3-5 racione fruta dhe perime dhe të zvogëlojnë sasinë e sheqerit dhe yndyrave;

Të mos pinë duhan – pirja e duhanit rrit rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.

Diagnoza dhe terapia

Diagnostikimi i hershëm mund të bëhet përmes analizave të gjakut. Trajtimi i diabetit përfshin uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe faktorëve të tjerë të rrezikut që i dëmtojnë enët e gjakut. Lënia e pirjes së duhanit është po aq e rëndësishme për të evituar ndërlikimet shëndetësore. Intervenimet, që bëhen për të zvogëluar shpenzimet e që mund të realizohen në vendet në zhvillim, janë:

Kontroll i glukozës në gjak. Personat me diabet tipi 1 kanë nevojë për insulinë. Personat me diabet tipi 2 mund të trajtohen me barna orale, por mund të ketë nevojë edhe për përdorimin e insulinës.

Kontroll i tensionit të gjakut;

Kujdes për këmbët.

Intervenimet e tjera për uljen e shpenzimeve përfshijnë:

Skrining dhe trajtim të retinopatisë (që shkakton verbërim);

Kontroll të yndyrnave në gjak (rregullim i nivelit të kolesterolit);

Skrining për zbulimin e shenjave të hershme të diabetit që kanë të bëjnë me sëmundje të veshkave.

Këto masa duhen mbështetur me ushqim të shëndetshëm, aktivitet të rregullt fizik, ruajtje të peshës trupore në kufij normal dhe evitim të përdorimit të duhanit.

Marrë nga ËHO Media centre

Përkthimi: Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë.

In : Aktuale

Loading...
loading...