Aksident hekurudhor në Maqedoni, vagoni me dhjetëra udhëtarë doli nga binarët

Treni me dhjetëra udhëtarë, nga Velesi për Koçan ka dalur nga binarët. Fatkeqësia ka ndodhur dje rreth orës 117 e 20 minuta, në aksin Veles-Shtip, në pjesën e Ovçe Poles, raporton sdk.mk.

Sipas informatave jozyrtare, treni ka pasur vetëm një vagon ka qenë për udhëtarë, kurse prej dhjetëra udhëtarëve që kanë qenë aty, nuk ka të lënduar.
Aksidentin e konfirmojnë nga Hekurudhat e Maqedonisë SHA Transporti, duke shtuar se po punohet në evitimin e dëmeve, transmeton Gazeta Lajm. 

“Një vagon me udhëtarë ka dalë nga binarët, në relacionin drejto Koçanit. Nuk kemi informata konkrete, sepse po kryhen hetime nga ana e NP Hekurudhat e maqedonisë-Infrastruktura. Po punohet për sanimin e dëmeve”, kanë deklaruar shkurtimisht nga Hekurudhat e Maqedonisë SHA Transporti.
Për shkak të aksidentit, transporti hekurudhor nga dhe në drejtim të Koçanit është ndërprerë prej dje pasdite.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...