Aksident i rëndë në magjistralen Tetovë-Shkup, tre persona të lënduar

Aksident i rëndë në magjistralen Tetovë-Shkup, tre persona të lënduar
Share
Tre persona janë lënduar në aksidentin e djeshëm që ka ndodhur në magjistralen Tetovë-Shkup.

Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:25, ndërsa në të janë përfshirë një makinë “Fiat” me targa të Strumicës e drejtuar nga Z.G (28) nga Shkupi dhe “Renault Kango” me targa të Tetovës e drejtuar nga M.B (61) nga fshati Ozormisht.StrugaLajm

Në aksident lëndime më të lehta ka marrë Z.B (57) nga fshati Ozormisht, bashkudhëtare në makinën “Renault”, kurse më rëndë janë lënduar shoferët T.Z dhe M.B.StrugaLajm

Hetime në vendin e aksidentit janë kryer nga ekipi i SPB Tetovë.

In : Aktuale

Loading...
loading...