E premtja e datës 7 shkurt 2020 i gjen art-dashësit e muzikës shqiptare me një lajm të hidhur.
Artistja e mirënjohur e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër.
E njohur si “Bilbili i muzikës shqipe”, Nexhmije Pagarusha u largua nga kjo botë me një karrierë të bujshme muzikore, e cila ka lënë gjurmë në diskografinë e muzikës së mirëfilltë.
Kush ishte Nexhmije Pagarusha?
Nexhmije Pagarusha u lind në Pagarushë (Komuna e Malishevës) më 7 maj të vitit 1933.
Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.
Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.
Ajo u shkollua në Beograd ku ndoqi mësimet për solo-këndim, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Ishte Beagradi qyteti ku ajo pati paraqitjen e saj të pare muzikore në skenë.
Viti 1948 shënon një rëndësi të veçantë për artisten, e cila aso kohe u pranua si soliste në Radio Prishtinë.
Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht, asnjërit nga organizatorët teknikë nuk iu kishte kujtuar që të regjistronte këtë koncert! Për fat të keq, nuk janë evidentuar as të gjitha koncertet dhe repertori i këngëve të kënduara nga ajo, ngaqë, siç ka thënë ajo një herë, për të vetëm muzika ishte me rëndësi; ajo dhe muzika ishin një. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.
Veprat muzikore më të njohura:
”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.
Ajo numëron edhe këngë tjera të njohura si: ”Ani mori nuse”, ”Mora testin”, “Kur më shkon si zog n’hava”, “Kur më del në derë”, ”Ke selvitë”, “Ç’u ngrit lulja në mëngjes”, “Çil njat zemër plot kujtime”, “Dallëndyshe”, “Një lule”, “Zambaku i Prizrenit” etj.
Mirënjohjet
Në nder të karrierës së saj të pasur, e madhja Nexhmije Pagarusha është nderuar me titullin “Bilbili i muzikë shqipe”.
Ndërkohë, në vitin 2018, Nexhmije Pagarusha u vlerësua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Më 7 maj 2018, Nexhmije Pagarusha u nderua me decorate nga Presidenti I Shqipërisë, Ilir Meta, në një takim të veçantë.
Ndërkohë në vitin 2018, Ministria e Kulturës në krye atëherë me ish-ministrin Kujtim Gashi, e nderuar me mirënjohje këngëtaren e emëruar si “Bilbili i Kosovës”, për kontributin e saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe.
Ndryshe, ditë më parë, në 20-vjetorin e themelimit të kompanisë “Al Trade Center”, u bë e ditur se një prej rrugëve të kompleksit të tyre “Linda Premium Residence”, do të të emërohet me emrin e saj”, në nder të kontributit të sajartistik ndër vite.
Drejtori i “Al Trade Center“, Sokol Gashani kishte thënë se Nexhmije Pagarusha, e ka nderuar projektin, sepse sipas tij, ajo është kontribuuese e madhe e muzikës dhe artit shqiptar.
Jeta private
Nexhmije Pagarusha ishte e martuar me kompozitorin e njohur shqiptar, Rexhep Mulliqi.
Ata kanë së bashku një djalë, Leonard Mulliqi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.
Ndërkohë, Pagarusha ka jetuar me bashkëshortin e saj në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Citatet e saj
Nexhimije Pagarusha
Duke e cilësuar si qenien më humane që ka bota e ndjenjën më hyjnore faktin edhe të qenit nënë vet, Pagarusha ishte prehur se me kënaqësinë më të madhe e realizoi një projekt të tillë muzikor.
“Nuk e di a ka ndonjë njeri të paprekur nga ata që e kanë përjetuar vdekjen e prindit, e në veçanti të nënës, ideja për këtë këngë më ka mahnitur shumë. Unë vazhdoj t’u përgjigjem projekteve të veçanta në muzikë përderisa ende kam forcë, atëherë kur unë të të mos mundem, do të them mjaft”, kishte thënë Nexhmije Pagarusha.
Pusho e qetë Bilbili i Muzikës Shqipe!