Aksident i rëndë në rrugën Kërçovë-Ohër-Strugë!

Para 30 minutave ka ndodhur një aksident i madh në rrugën Kërçovë-Ohër gjegjësisht afër fshatit Kolari. Siç mëson portali TetovaSot në rrugë janë përplasur dy vetura ku janë lënduar shoferët. Pas aksidentit siç mëson TetovaSot ka arritur ambulanca e Ndihmës së Parë ku të lënduarit janë transferuar në Spitalin e Kërçovës. Rruga deri në këto momente është e bllokuar nga policia deri sa vetura të tërhiqet nga rrjeta mbrojtëse pasi siç shihet në fotografi vetura gati të rrëzohet në kanal.

Policia është në vendin e ngjarjes ku merr masa për zbardhjen e aksidentit.StrugaLajm

 StrugaLajm

 

In : Aktuale

Loading...
loading...