Aksident i rëndë në rrugën Livadhi-Koroshishtë

 

Policia e Strugës informon se mbrëmë 5 nëntor 2018, rreth orës 10.40  në rrugën lokale Livadhi-Korosishtë në Strugë, 17 vjeçari nga fshati Teferiç, Strugë,  ka humbur kontrollin e makinës Golf-Volkswagen me targa të Strugës dhe për pasojë ka dal nga rruga. 17 vjeçari  si dhe bashkëudhëtari i tij nga fshati Bixhovë kanë marr lëndime trupore dhe me makinën e Ndihmës së Shpejtë janë dërguar në Spitalin e Traumës në “Shën Erazmo “-Ohër.Hetim në vendngjarje ka kryer një ekip i SPB-së.(Strugalajm.com)

 StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...