Aksident i rëndë ,vdes shtetasi i Maqedonisë në Kroaci

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme më saktësisht në orën 4.10 minuta në autostradën A3 në kilometrin e 163 tek Çerdhja e Re.

Automobili Mercedes me regjistrim zviceran ishte duke lëvizur në drejtim të Zagrebit ku në rrugë është përplasur me një kamion me regjistrim serb, mirëpo thuhet se mercedesi ka lëvizur me 160km shpejtësi ndërsa drejtuesi i automjetit ka qenë në gjumë.

Në aksident thuhet se ka vdekur një 40 vjeçar shtetas i Maqedonisë ndërkohë që babai i tij 64 vjeç është transportuar në spitalin e Slavonski Brodit në gjendje të rëndë.

Mediat kroate transmetojnë deklaratën e prokurorit Franjo Kopuniq ku ka thënë se bëhet fjalë për një aksident të ngjajshëm me atë ku ka humbur jetën këngëtari Toshe Proeski në vitin 2007. Aksidenti jo vetëm që ka ndodhur në vendin e njejtë dhe në rrethana të njejta por edhe kamioni ka qenë identik me atë që është përplasur me veturën Taureg të Toshes.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...