Aksident i rëndë,me dy të vdekur

Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë të lënduar kanë përfunduar në Spitalin Klinik në Shtip, pas aksidentit të mbrëmshëm që ndodhi në rrugën magjistrale Koçani-Dellçevë, para hyrjes në Dellçevë në rajonin Besarica.
Sipas informacioneve të mjekut Goce Stojmenovski – udhëheqës në shërbimet e mjekësisë urgjence, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30, ndërsa në të janë përfshirë katër makina.
“Për fat të keq nga lëndimet të brendshme ka ndërruar jetë 70-vjeçari S.J nga Dellçeva, ndërsa 61-vjeçarja D.A gjithashtu nga Dellçeva ka ndërruar jetë në Spitalin Klinik në Shtip, ndërsa djali dhe nusja e saj kanë kaluar me lëndime të rënda trupore, kurse dy persona tjerë janë lënduar më lehtë”, tha Stojmenovski.
Sipas informacioneve, aksidentin e ka shkaktuar një makinë e cila me shpejtësi të madhe është kyçur në kahen e kundërt të rrugës.
Policia ka kryer hetim në vendin e ngjarjes, por detaje tjera nga aksidenti akoma nuk kanë dhënë.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...