Aksident në autostradën Shkup – Veles, një i vdekur

Gjatë ditës së djeshme në autostradën Shkup – Veles ka ndodhur aksident komunikacioni me pasoja fatale, ku një person ka humbur jetën, ndërsa tjetri është i lënduar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30 kur personi K.M (33) duke drejtuar me automjetin “Fiat Punto” me tabela bullgare, ka humbur kontrollin dhe është përmbysu.

Në aksidentin e ndodhur në vendngjarje ka ndërruar jetë bashkudhëtari A.M (46).StrugaLajm

Vozitës me lëndime është dërguan në Spitalin e Përgjithshëm në Veles.

In : Aktuale

Loading...
loading...