Aksident në rrugën Ohër-Kërçovë, policia jep detajet

Një banor i Kërçovës është lënduar në një aksident në rrugën Ohër-Kërçovë, afër Vrbyanit.

Më datë 05.11.2022 në ora 09:40 është raportuar se në rrugën kryesore Ohër-Kërçovë, afër fshatit Vrbian, automjeti i udhëtarëve “Opel Corsa” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga B.K.(42) nga Kërçova, ka dalë nga rruga. . Në aksident është lënduar rëndë pasagjeri D.K.(42) nga Kërçova, ndërsa B.K. dhe dy pasagjerë të tjerë të mitur kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i MPB-së së Ohrit, thuhet në buletinin e MPB-së.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...