
38-vjeçari nga Struga ka pësuar dëmtime të rënda trupore nga një aksident trafiku që ka ndodhur dje në ora 16:25 në Strugë rrugën “Partizanska.” Në aksident përfshihet një makinë “Ford Mondeo” me targa të Ohrit e drejtuar nga një person nga fshati Llabunishtë si dhe një skuter “Aprilia” po me targa të Ohrit, i drejtuar nga 38-vjeçari nga Struga. Nga aksidenti shoferi i skuter ka pësuar një frakturë në klavikul, dhe pas trajtimit në Spitalin e përgjithshëm në Strugë u transferua dhe trajtimi në spital “Shën Erazmo” në Ohër.(Strugalajm.com)