Aksidentë i rëndë në rrugën Ohër-Kërcovë,lendohen tre persona

Më 13.03.2021 në ora 20:30, në magjistralen Ohër-Kërçovë, afër fshatit Izdeglavje-komuna e Debarcës, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet veturave të pasagjerëve me targa të Ohrit, “Volkswagen Jetta” i drejtuar nga E.S (22) dhe një BMW , i drejtuar nga A.I (45), të dy nga Ohri.

Ata pësuan lëndime të rënda trupore dhe u transferuan në Spitalin Shën Erazmo në Ohër. Lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe E.S.K. (26) nga Rusia – pasagjer në automjetin e dytë, e cila u transferua për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Shkup. Skena e aksidentit është inspektuar nga ekipet policore, njofton zëdhënësi i SIA Ohër Stefan Dimoski.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...