Përleshje mes simpatizantëve të PS-së dhe PD-së ,ja çfarë thonë Rama dhe Basha për ngjarjen

Festa e “Ditës së Verës” është shoqëruar prej akteve të dhunës dhe përplasjes së simpatizantëve të Partisë Socialiste me ata të Partisë Demokratike. Ndryshe nga çfarë parashikohej për shkak të pandemisë së COVID-19, qytetarët janë mbledhur në rrugë pranë njëri-tjetrit duke rrezikuar shëndetin.

Kanë qenë mbështetësit e Partisë Socialiste ata që nisën të parët të ofendonin me fjalor banal liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, më pas edhe simpatizantët e PD vijuan duke brohoritur në korr “Rama ik”. Situata u përshkallëzua duke mbërritur deri në dhunë fizike mes palëve.


I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i dy liderëve të këtyre partive.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se paralajmëroi kryeministrin Rama të mos kërcënojë qytetarët me banditë me armë në brez, si dhe u shpreh kundër dhunës së shfaqur në Elbasan.StrugaLajm

“Nuk mund të na ndalë dhe nuk do të na ndalë më dhuna. Është ditë feste, ditë shprese, kur dielli do të shndërrisë. Për një kohë shumë të gjatë ky qytet është mbajtur në vend numëro, nga ushtruesit e dhunës sot, nga bandat e Elbasanit që me pistoletë në brez shoqëronin kryeministrin në ikje. Unë e di që qytetarët e Elbasanit nuk e duan dhunën dhe mezi e presin ditën e shpresës dhe ndryshimit. Shpresa dhe ndryshimi po vjen, dhuna nuk do ta ndalë dot. I them kryeministrit, mos guxo të kërcënosh qytetarët e Elbasanit me banditë me armë në brez”, u shpreh Basha.

Kryeministri Edi Rama e quajti një shfaqje vulgare atë që ndodhi, duke akuzuar opozitën se kërkon konflikt e përçarje për të marrë pushtetin.Lojtës Videosh00:0000:49      

In : Aktuale

Loading...
loading...