Muhamed Sejdini rizgjidhet president i FFM-së

Me vota të plotë të delegatëve dhe asnjë kundër, Muhamed Sejdini është rizgjedhur që të drejtojë Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut deri në vitin 2025. Sejdini ka falënderuar të gjithë për besimin e dhënë, duke theksuar se do të punojë në mënyrë të drejtë dhe pa fshehtësi.LAJME TË NGJASHME

Sejdini, po ashtu mori mbështetjen e UEFA-së, përmes përfaqësuesit të tij në Shkup, Zoran Lakoviç, si dhe nga FIFA, përmes presidentin Xhiani Infantino, i cili përmes në video-inçizimi uroi Muhamed Sejdinin për mandatin e ri.

“Është nder që të jesh kryetar i FFM. Falënderim për të gjithë që më dhanë besimin. Falënderim edhe deri te Xhani Infantino, kryetari të FIFA-s për përkrahjen e dhënë. Viti 2021 do të regjistrojmë me kualifikimin e Maqedonisë në EURO 2020, pasi që me punë kualitative vijmë deri te rezultatet pozitive. Të shpresojmë se do të shënojmë rezultate edhe më të madhe edhe në EURO 2020. Sot është një ditë e madhe e faljes, unë jam musliman dhe edhe në fenë tonë ka pjesë ku thuhet se nëse gabohet atëherë kërkohet falje. Andaj edhe kërkojë falje nëse kam gabuar ndonjëherë”, theksoi Muhamed Sejdini.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...