Ja sa qytetarë votuan deri në ora 09:00

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski njoftoi se deri në ora 09:00 në zgjedhjet presidenciale, nga të dhënat e gjithsej 1009 vendvotimeve, jehona e votuesve është 4,17 për qind, respektivisht kanë votuar 22.797 qytetarë.

“Në krahasim me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019, kemi ulje të daljes në 1.99 në këto zgjedhje”, shtoi Dashtovski.

Ndërkohë sa u përket zgjedhjeve parlamentare, jehona e votuesve më e madhe është shënuar në Krivogashtani, ndërsa më e ulët është në Bogovinjë.StrugaLajm

Jehonë me e madhe e votuesve është regjistruar në njësinë zgjedhore numër 3, ndërsa më e ulëta është regjistruar në njësinë zgjedhore numër 6.

Njësia Zgjedhore numër 1 4.85%
Njësia Zgjedhore numër 2 3.64%
Njësia Zgjedhore numër 3 6.26%
Njësia Zgjedhore numër 4 5.52%
Njësia Zgjedhore numër 5 4.41%

In : Aktuale

Loading...
loading...