Do të shkoj në Frëngovë, për ditën e Verës

Agni Dauti

Eee; këtu askush nuk vjen për ditën e verës. Çfar ndodh këtu eh sa ditë e bukur është dita e verës! Ne ngriheshim në ora 5 së të mëngjesit dhe shkonim shtëpi në shtëpi, duke cicëruar si zogj ciu, ciu. Eh sa e ndjenim një kokrrë vez që na jepnin, Ajo nuk ishte veq një vezë por ishte më shum se aq. Ajo vezë simbolizonte pjellorin që të sjell për verën që vjen. Dola sot të mbledh Kukurek por nuk gjeta; as dega thane, as dushku nuk gjeta. Më dhimti shpirti por s’kisha çfar të bëja. E deshe shum këtë ditë , e dua dhe sot, do ta dua gjithmon. Kjo ditë është më e rëndësishme se ne, por është më e dashur për ne. Kur ne e festonim kētë ditë Grekët dhe Romakët nuk kishin kalendarin kohor. Mësuan nga ne dhe tani na shesin histori. Tashi do shkoj në Frëngovë të festoj ditën e Verës. Të mbledh Kukurek, duke e rrokullisur vezën e kuqe të bërë nga lëkurat e qepës deri sa të thyhet. Të marrë dega thane; dushku ti vë nën Jastëk. Të stolis derën e shtëpis me kukurek. Të vendos në Oxhak kukurekun mashkull, simbol i trashëgëmis dhe ruajtjen e Oxhakut. E kjo është kënaqësia që më jep vendëlindja. Mi ngjall kujtimet e fëmijërisë.. Më jep kënaqësin e fëmijëris, më jep aromën e vendlindjes. Mi kujton para ardhësit e mi, trashëgimtarët. Prandaj do shkoj në Frëngovë ti përjetoj gjith këto kënaqësi. Gëzuar ditën e verës, Shqiptarë nga do që jeni.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...