Aksidentet,vjet e kanë humbur jetën 72 persona në Maqedoni

Në situata të caktuara, siç kumtoi KRSKRr-ja, zvogëlimi i shpejtësisë vetëm për 5 kilometra në orë mund të jetë decizive për aksidentin e caktuar që ka mundësi të ndodhë, dhe se a do të jenë pasojat e aksidentit fatale apo jo.

Në aksidente vjet në Maqedoni kanë humbur jetën 155 persona, ndërsa nga to, thuajse gjysma, apo 72 persona, kanë humbur jetën si pasojë e vozitjes së shpejtë.

Sipas hulumtimeve të KRSKRr, në Republikën e Maqedonisë, më shumë se 80% e vozitësve të anketuar kanë deklaruar se ndonjëherë kanë shkelur rregullat e tejkalimit të shpejtësisë që tregon për seriozitetin e problemit.

 

 StrugaLajm

“Shpejtësia është faktor kriteri tek të gjitha aksidentet në komunikacion. Vozitja është e pa parashikuar dhe nëse ndodh diçka që nuk mund ta parashikoni, shpejtësia është faktori kryesor që do jetë vendimtar se a do të frenoni me automjetin në kohë”, theksojnë nga KRSKRr-ja.

Ata shtojnë se me zvogëlimin e shpejtësisë në autostradë 120 deri në 110 kilometra në orë, mund të sjell ulje të shpenzimeve të naftës tek automjetet bashkëkohore prej 12 deri në 18%, nëse limiti i shpejtësisë respektohet 100%.

“Për siguri më të madhe, për numër më të vogël të viktimave tek aksidentet rrugore, për mobiliet më të mirë, për shpenzimin e naftës dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor – zvogëloje shpejtësinë dhe respektoi rregullat e shpejtësisë”, rekomandojnë nga KRSKRr-ja.

In : Aktuale

Loading...
loading...